Në kuadër të programit COST Actions, u zhvillua takimi i Koordinatorëve Kombëtarë të COST (CNC), ku Shqipëria është pjesë aktive e këtij bashkëpunimi evropian.

Takimi shërbeu si një mundësi për shkëmbimin e përvojave, diskutimin e zhvillimeve aktuale dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet vendeve pjesëmarrëse. Në fokus ishte gjithashtu rëndësia e rrjeteve evropiane të kërkimit shkencor dhe mundësitë që programi COST ofron për studiuesit dhe institucionet, përmes shkëmbimit të njohurive, krijimit të partneriteteve të reja dhe zhvillimit të iniciativave të përbashkëta kërkimore.

Pjesëmarrja e Shqipërisë në këtë program kontribuon në forcimin e bashkëpunimit shkencor ndërkombëtar dhe në rritjen e përfshirjes së studiuesve shqiptarë në hapësirën evropiane të kërkimit.