Projekti PKKZH “Optimizimi i menaxhimit të trafikut urban në Tiranë”, i financuar nga Ministria e Arsimit dhe AKKSHI, ka bërë të mundur edhe publikimin e artikullit shkencor “Evaluating Semi-Adaptive Signal Control Systems for Traffic Management: A Case Study of Key Intersections in Tirana”, në revistën shkencore International Journal of Innovative Technology and Interdisciplinary Sciences.

Studimi vlerëson efektivitetin e sistemeve gjysmë-adaptive të semaforëve në kryqëzimet kryesore të Tiranës, përmes simulimeve kompjuterike. Rezultatet tregojnë se përdorimi i këtyre sistemeve mund të ulë mesatarisht me 18% vonesat e automjeteve dhe gjatësinë e radhëve gjatë orëve të pikut, krahasuar me sistemin aktual të semaforëve me kohë fikse.

Për më shumë, lexoni artikullin e plotë: https://journals.tultech.eu/index.php/ijitis/article/view/333