1 min lexim
Leksioni me temë “Ruajtja e vëllimit të kreshtës alveolare përmes aplikimit të PRF në alveolat postekstraktive”
Në Klinikën Stomatologjike Universitare u zhvillua leksioni me temë “Ruajtja e vëllimit të kreshtës alveolare përmes aplikimit të PRF në alveolat postekstraktive”, në kuadër të projektit PKKZH 2026, të financuar nga Ministria e Arsimit dhe AKKSHI.
Aktiviteti u zhvillua në kuadër të projektit kërkimor “Ruajtja e vëllimit kockor të kreshtës alveolare duke aplikuar PRF në alveolën e dhëmbit të ekstraktuar”, me fokus në prezantimin e evidencave shkencore bashkëkohore mbi përdorimin e fibrinës së pasur me trombocite (PRF) në alveolat postekstraktive.
Gjatë leksionit u prezantua gjithashtu protokolli praktik për aplikimin e PRF në alveolën postekstraktive, me synim standardizimin e procedurës dhe zbatimin e saj në praktikën klinike.
Një fokus i veçantë iu kushtua trajnimit dhe përgatitjes së stafit të përfshirë në procedurat klinike, duke kontribuar në forcimin e njohurive teorike dhe praktike mbi përdorimin e PRF dhe në rritjen e kapaciteteve profesionale në fushën e stomatologjisë.

Detaje
- Vendndodhja
- Klinika Stomatologjike Universitare