1 min lexim
Artikull shkencor “Determinants of vitamin D status in Albanian elite athletes: A cross-sectional study”
Artikulli “Determinants of vitamin D status in Albanian elite athletes: A cross-sectional study” trajton statusin e vitaminës D te sportistët elitarë shqiptarë dhe faktorët që lidhen me të, duke analizuar karakteristikat antropometrike, aktivitetin fizik, ekspozimin në diell dhe pigmentimin e lëkurës.
Studimi, i realizuar me 80 sportistë të moshës 18–30 vjeç, tregon se 52.5% e pjesëmarrësve kishin nivele të mjaftueshme të vitaminës D, ndërsa 47.5% paraqisnin pamjaftueshmëri të saj. Rezultatet evidentojnë gjithashtu një lidhje të mundshme ndërmjet indeksit të masës trupore (BMI) dhe pamjaftueshmërisë së vitaminës D, ndërsa ekspozimi në diell dhe pigmentimi i lëkurës nuk rezultuan të lidhura në mënyrë statistikisht domethënëse me nivelet e vitaminës D.
Publikimi i këtij artikulli është mbështetur nga AKKSHI, në kuadër të projektit PKKZH “Integratorët dhe Nutraceutikët në aktivitetin fizik dhe sport: deficencat, përdorimi, tregtimi dhe njohja e tyre nga komuniteti i sportit në vendin tonë”.
Për më shumë, lexoni artikullin:
https://sportisjournal.com/index.php/sportis/en/article/view/9z0kew35/9z0kew35.
Dokumente të bashkëngjitura
Artikull shkencor – Determinants of vitamin D status in Albanian elite athletes A cross-sectional studyShkarko JPEGDetaje
- Vendndodhja
- AKKSHI