1 min lexim
MSCA Presidency Conference 2026
Më 4–5 Nëntor 2026, në Dublin, do të zhvillohet MSCA Presidency Conference 2026, në kuadër të Presidencës Irlandeze të Këshillit të BE-së, organizuar nga Research Ireland dhe bashkëfinancuar nga Komisioni Evropian.
Konferenca do të fokusohet në të ardhmen e karrierave kërkimore, mobilitetin e kërkuesve, bashkëpunimin ndërkombëtar dhe zhvillimin e politikave evropiane për kërkimin dhe inovacionin.
Aktiviteti shënon gjithashtu 30-vjetorin e Marie Skłodowska-Curie Actions (MSCA).
AKKSHI fton kërkuesit shqiptarë të bëhen pjesë e këtij aktiviteti dhe të kontribuojnë në diskutimet mbi të ardhmen e kërkimit dhe karrierave kërkimore në Evropë.
Pjesëmarrje fizike ose online.
Për më shumë informacion: https://www.researchireland.ie/marie-sklodowska-curie-actions/conference/
Detaje
- Vendndodhja
- Dublin, Irlandë