1 min lexim
Një thirrje, dy kategori, një standard kombëtar!
Në një event të dedikuar, në praninë e Ministres së Arsimit, rektorëve të universiteteve, pedagogëve, studiuesve dhe studentëve të shumtë, zhvilluam ceremoninë e hapjes së aplikimeve për Programin e Financimit të Doktoraturave 2026.
Programi përfaqëson një angazhim të drejtpërdrejtë në mbështetje të kërkimit shkencor, duke u krijuar doktorantëve mundësi konkrete për të zhvilluar dhe realizuar projekte kërkimore me vlerë të shtuar shkencore dhe ndikim në zhvillimin e vendit. Përmes kësaj skeme financimi, synojmë që idetë, puna kërkimore dhe ekspertiza e tyre të kthehen në kontribute të qëndrueshme për shkencën, ekonominë dhe hartimin e politikave publike.
Viti pas viti, programi forcohet si një mekanizëm i qëndrueshëm mbështetjeje për kërkimin shkencor, duke zgjeruar buxhetin, pasuruar portofolin e aplikimeve dhe lehtësuar barrierat për doktorantët dhe institucionet e arsimit të lartë.












Detaje
- Vendndodhja
- AKKSHI