1 min lexim
Publikohet artikulli shkencor i rrjetit evropian COST Action ENOTTA me pjesëmarrjen e përfaqësueses shqiptare
Është publikuar në revistën Clinical and Translational Science artikulli “European Network on Optimizing Treatment With Therapeutic Antibodies in Chronic Inflammatory Diseases: Overview, Progress and Perspectives”, i cili paraqet objektivat, progresin e deritanishëm dhe perspektivat e COST Action ENOTTA.
Artikulli ka ndër autorët edhe përfaqësuesen e Shqipërisë në këtë rrjet, duke evidentuar kontributin e kërkuesve shqiptarë në bashkëpunimet dhe rrjetet kërkimore evropiane.
Rrjeti ENOTTA synon të forcojë bashkëpunimin ndërdisiplinor në nivel evropian për optimizimin e trajtimeve me antitrupa terapeutikë në sëmundjet inflamatore kronike, me fokus në identifikimin e grupeve të pacientëve, monitorimin terapeutik të barnave (TDM) dhe zhvillimin e qasjeve të individualizuara të trajtimit.
Për më shumë lexoni artikullin:
https://ascpt.onlinelibrary.wiley.com/doi/epdf/10.1111/cts.70643
Detaje
- Vendndodhja
- AKKSHI