Në Universitetin “Fan S. Noli”, Korçë, u zhvillua takimi hapës i projektit kërkimor “Rrjetëzimi i studimeve kadareane në Hapësirën Evropiane të Kërkimit”, i financuar nga Ministria e Arsimit dhe Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit (AKKSHI) në kuadër të Projekteve Kombëtare të Kërkimit dhe Zhvillimit (PKKZH) 2026.

Projekti synon të pasurojë studimet mbi veprën e Ismail Kadaresë, përmes qasjeve bashkëkohore, shkëmbimit të metodologjive dhe forcimit të bashkëpunimit shkencor.

Në partneritet me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, Universitetin “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit dhe Universitetin “Ismail Qemali” të Vlorës, projekti do të bashkojë ekspertizë dhe perspektiva të ndryshme akademike.

Gjatë takimit u prezantuan objektivat, aktivitetet dhe rezultatet e pritshme, duke përcaktuar drejtimet kryesore të punës për zhvillimin e projektit.