![](https://nasri.gov.al/wp-content/uploads/2020/01/IMG-4005-1.jpg)
Të Mërkurën 15 Janar 2020, mbi 100 të ftuar dhe pjesëmarrës morën pjesë në COST Info Day e parë në Tiranë, e organizuar nga Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit. Qëllimi i këtij aktiviteti ishte të sensibilizonte mbi programin COST dhe të inkurajonte studiuesit të rrisin karrierën e tyre përmes aktiviteteve të rrjetit pan-Evropian.
Pjesëmarrja në aktivitetet e COST është rritur fuqishëm pasi Shqipëria u bë një Anëtare me të drejta të plota në COST në Prill 2018, duke treguar vlerën dhe mundësitë që Programi Cost mund të ofrojë për studiuesit shqiptarë.
Info Day u parapri nga një takim i nivelit të lartë midis Prof. Paulo Ferrão, President i Shoqatës COST, Z. Oltion Rrumbullaku, Zëvendës Ministër i Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Znj. Mirela Muça Drejtore e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit dhe Z. Robert Dumi, Komiteti i Zyrtarëve të Lartë (OSHC) për Shqipërinë.
Gjatë takimit, COST u njoh si një mjet i rëndësishëm për ndërkombëtarizimin e kërkimit shqiptar.
![](https://nasri.gov.al/wp-content/plugins/beaver-builder-lite-version/img/pixel.png)
![](https://nasri.gov.al/wp-content/plugins/beaver-builder-lite-version/img/pixel.png)
![IMG-4022 IMG-4022](http://nasri.gov.al/wp-content/uploads/2020/01/IMG-4022.jpg)
![20200115_093742-e1579173202616-700x933 20200115_093742-e1579173202616-700x933](http://nasri.gov.al/wp-content/uploads/2020/01/20200115_093742-e1579173202616-700x933.jpg)
![IMG-4005 IMG-4005](http://nasri.gov.al/wp-content/uploads/2020/01/IMG-4005.jpg)
![IMG-4038 IMG-4038](http://nasri.gov.al/wp-content/uploads/2020/01/IMG-4038.jpg)