1 min lexim
Takimi i projektit kërkimor bilateral Shqipëri-Austri “Përmirësimi i kompetencave të lidershipit tek studentët e infermierisë përmes simulimit: Një qasje inovative vlerësuese”
Në kuadër të projektit bilateral Shqipëri-Austri për periudhën 2026-2028, “Përmirësimi i kompetencave të lidershipit tek studentët e infermierisë përmes simulimit: Një qasje inovative vlerësuese” (SiLeNurse-AL), të financuar nga Ministria e Arsimit dhe AKKSHI, në bashkëpunim me OeAD, u zhvillua mobiliteti i parë akademik pranë institucioneve partnere në Innsbruck dhe Hall in Tirol, Austri.
Gjatë vizitës në Qendrën e Simulimit ITZ në Innsbruck, ekipi u njoh me infrastrukturën dhe organizimin e mjediseve të simulimit, si dhe me integrimin e simulimit klinik në edukimin infermieror.
Në vijim, në UMIT TIROL u zhvillua një takim i përbashkët pune, me fokus në përgatitjen e dokumentacionit etik, informimin dhe marrjen e pëlqimit të pjesëmarrësve, si dhe zhvillimin, përkthimin dhe përshtatjen e instrumenteve të kërkimit.
Ky mobilitet përbën një hap të rëndësishëm në zbatimin e projektit, duke kontribuar në forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe shkëmbimin e ekspertizës në fushën e edukimit infermieror dhe simulimit klinik.


Detaje
- Vendndodhja
- AKKSHI