Në kuadër të projektit evropian HNN 3.0, të financuar nga Bashkimi Evropian përmes programit Horizon Europe, organizohet më 5 Nëntor 2026, në orën 13:00, trajnimi online me temë “Finding Partners for Horizon Europe Health Projects 2027”, i dedikuar vendeve në zgjerim (Widening Countries).

Trajnimi synon të mbështesë pjesëmarrësit në identifikimin e partnerëve për projektet kërkimore në fushën e shëndetësisë, duke ofruar udhëzime për sesionet e prezantimit të ideve të projekteve, praktika të mira dhe këshilla praktike për krijimin e partneriteteve ndërkombëtare.

Për më shumë informacion:
https://www.healthncp.net/news-events/hnn30-training-widening-countries-finding-partners-horizon-europe-health-projects-2027
Regjistrohuni këtu: https://geform.tc.cz/TRAINING_WIDENING_HEALTH