Komisioni Evropian do të organizojë nesër, më 8 Tetor, në orën 09:30, webinarin informues me temë “Grant Agreement Preparation in Horizon Europe”, në kuadër të programit Horizon Europe.

Webinari do të ofrojë informacion praktik mbi përgatitjen e marrëveshjes së grantit në kuadër të Horizon Europe, duke ndihmuar përfituesit të kuptojnë më mirë hapat kryesorë, kërkesat dhe aspektet që duhen marrë në konsideratë gjatë këtij procesi.

Aktiviteti u drejtohet kërkuesve shkencorë, universiteteve, institucioneve kërkimore, bizneseve dhe aktorëve të tjerë të interesuar.

Për më shumë informacion dhe pjesëmarrje:

https://ec.europa.eu/research/participants/docs/h2020-funding-guide/other/event261008.htm