Të interesuarit ftohen të paraqesin propozime për Aksione COST që kontribuojnë në avancimin e njohurive shkencore, teknologjike, ekonomike, kulturore ose shoqërore evropiane. Inkurajohen propozimet shumëdisiplinore dhe ndërdisiplinore.

Procedura e paraqitjes, vlerësimit, përzgjedhjes dhe miratimit të propozimeve është plotësisht e orientuar drejt shkencës dhe teknologjisë dhe siguron një proces vlerësimi e përzgjedhjeje të thjeshtë, transparent dhe konkurrues.

Si të aplikoni

Aplikantët duhet t’u referohen udhëzimeve SESA dhe Deklaratës së Thirrjes së Hapur, në cost.eu/opencall. Të interesuarit për t’u përfshirë si anëtarë të Komitetit Menaxhues mund të kontaktojnë në cost@nasri.gov.al.