Aksionet Marie Skłodowska-Curie – Doctoral Networks financojnë programe doktorale të përbashkëta, të zbatuara nga konsorciume ndërkombëtare institucionesh.

Afatet

  • Hapja e thirrjes: 28 maj 2026;
  • Afati i dorëzimit: 24 nëntor 2026.

Buxheti

593 milionë euro, në mbështetje të mbi 130 projekteve dhe rreth 1.950 kandidatëve për doktoraturë në të gjithë Evropën.

Modalitetet

  • Doctoral Networks — rrjete standarde;
  • Industrial Doctorates — me përfshirjen e sektorit joakademik;
  • Joint Doctorates — me diplomë të përbashkët ose të shumëfishtë.

Aplikantët duhet të formojnë konsorciume me të paktën 3 organizata të pavarura nga vende të ndryshme të BE-së ose të asociuara me Horizon Europe.