1 min lexim
Znj. Evis Kushi zhvillon një takim me fituesit e PKKZH 2021
Këtë vit është rritur ndjeshëm buxheti për kërkimin shkencor dhe numrin e përfituesve nga institucionet kërkimore në të gjithë vendin. Në këtë kuadër, me date 07.09.2021 u zhvillua në mjediset e #MASR një takim me drejtuesit e “Projekteve Kombëtare fituese të Kërkimit dhe Zhvillimit 2021-2023”, të cilët u falenderuan nga ministrja Znj.Evis Kushi për seriozitetin dhe përgjegjshmërinë e lartë në hartimin e projekteve konkurruese. Njëkohësisht, u inkurajuan fort që në punën e tyre kërkimore të krijojnë koherencë dhe bashkërendim edhe me projekte ndërkombëtare të vendeve të zhvilluara, duke i shërbyer kështu edhe zhvillimit dhe rritjes së mirëqenies në vend. #KërkimiShkencor #ArsimiiLartë
Programi
PKKZH