Në kuadër të pjesëmarrjes së Shqipërisë në COST, kërkues shqiptarë nga fusha të ndryshme të shkencës kanë përfaqësuar vendin tonë në takimet e para të Management Committee të COST Actions.

Përmes pjesëmarrjes së tyre aktive në këto takime, kërkuesit shqiptarë kontribuojnë në diskutimet shkencore, shkëmbimin e ekspertizës dhe zhvillimin e bashkëpunimeve ndërkombëtare, duke u bërë pjesë e rrjeteve evropiane të kërkimit dhe inovacionit.

AKKSHI, si Koordinator Kombëtar i COST në Shqipëri, mbështet përfshirjen dhe përfaqësimin e kërkuesve shqiptarë në këto rrjete dhe struktura të bashkëpunimit shkencor ndërkombëtar.