Bordi i Administrimit miratoi hapjen e “Thirrjes për aplikim për Projekte Kombëtare të Kërkimit dhe Zhvillimit (PKKZH) për periudhën 2022-2023” në Agjencinë Kombëtare të Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit, sipas dokumentit bashkëngjitur.
AKKSHI ngarkohet për zbatimin e vendimit, i cili hyn në fuqi menjëherë.