Bordi i Administrimit miratoi financimin e projekteve të bashkëpunimit dypalësh ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë, me Këshillin Kombëtar të Kërkimit (CNR — Consiglio Nazionale delle Ricerche), në fushën e kërkimit shkencor dhe inovacionit për periudhën 2023-2024.

Projektet e financuara jepen në listën që i bashkëngjitet vendimit. AKKSHI ngarkohet për zbatimin e vendimit, i cili hyn në fuqi menjëherë.