Bordi i Administrimit vendosi shpalljen e thirrjes për aplikim me projekte infrastrukturore të kërkimit shkencor në kuadër të “Paktit për Universitetin”. Në projektet infrastrukturore përfshihen pajisje apo investime laboratorike, sisteme kompjuterike dhe informatike.

Përmes kësaj thirrjeje mbështeten financiarisht projekt-propozime nga institucionet e arsimit të lartë që plotësojnë komponentët e kërkimit shkencor dhe të zhvillimit të infrastrukturës kërkimore akademike laboratorike.