Bordi i Administrimit autorizoi Drejtorin e Përgjithshëm të AKKSHI-t, në zbatim të Udhëzimit nr. 4 të Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë “Për zbatimin e programit të shkëmbimit të studimeve universitare në Evropën Qendrore CEEPUS III në Republikën e Shqipërisë”, për financimin e studentit përfitues të Programit CEEPUS rast pas rasti.
Autorizimi jepet përkundrejt raportimit të secilit rast, me një informacion qarkullues zyrtar ose me anë të një e-maili drejtuar të gjithë anëtarëve të Bordit të Administrimit të AKKSHI.