Bordi i Administrimit miratoi draft Memorandumin e Mirëkuptimit mbi bashkëpunimin në shkencë dhe teknologji ndërmjet Ministrisë së Industrisë dhe Teknologjisë së Republikës së Turqisë dhe Ministrisë së Arsimit në Shqipëri, sipas dokumentacionit bashkëlidhur.
Vendimi mbështetet te Protokolli për bashkëpunimin në shkencë dhe teknologji ndërmjet TÜBİTAK-ut dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, nënshkruar në Ankara më 6 prill 2010, dhe urdhëron vijimin e procedurave të nënshkrimit në nivel ndërinstitucional.