Bordi i Administrimit miratoi draft Marrëveshjen e Bashkëpunimit Shkencor ndërmjet Agjencisë Kombëtare të Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit (AKKSHI) dhe Këshillit Kombëtar të Kërkimit të Italisë (CNR), sipas dokumentacionit që i bashkëlidhet vendimit.

Vendimi urdhëron vijimin e procedurave të nënshkrimit të marrëveshjes në nivel ndërinstitucional. AKKSHI ngarkohet për zbatimin e tij dhe vendimi hyn në fuqi menjëherë.