Bordi i Administrimit miratoi projektet fituese të Infrastrukturës së Kërkimit Shkencor në kuadër të Paktit me Universitetin, të renditura në vendim me njësinë propozuese dhe koston përkatëse të secilit projekt.
Ndër projektet e miratuara është përmirësimi i infrastrukturës së inxhinierisë kimike me infrastrukturë kompjuterike për simulim dhe optimizim, si dhe impjant pilot eksperimental për procesin mësimor dhe kërkimin shkencor, propozuar nga Departamenti i Kimisë Industriale, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës, me kosto 44.438.000 lekë.