Bordi i Administrimit vendosi ngritjen e komisionit ad-hoc për vlerësimin e projekteve infrastrukturore të kërkimit shkencor në kuadër të “Paktit për Universitetin”.
Komisioni vlerëson dhe rendit projektet infrastrukturore të shpallura me thirrjen dhe Vendimin nr. 9, datë 07.06.2019, sipas masës në të cilën ato përmbushin objektivat e “Paktit për Universitetin”, dhe ia paraqet listën Bordit të Administrimit brenda afatit të caktuar.