Bordi i Administrimit të AKKSHI-së vendosi hapjen e “Thirrjes për aplikim për Projekte të Infrastrukturës së Kërkimit Shkencor (PIKSH) për vitin 2026” pranë Agjencisë Kombëtare të Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit, sipas dokumentit që i bashkëngjitet vendimit.
AKKSHI ngarkohet për zbatimin e vendimit, përfshirë publikimin e thirrjes dhe të udhëzimeve përkatëse. Vendimi u mor në mbledhjen e datës 15.01.2026 dhe hyn në fuqi menjëherë.