Bordi i Administrimit miratoi komisionet e vlerësimit teknik të projekteve në Agjencinë Kombëtare të Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit, të organizuara sipas fushave prioritare të kërkimit shkencor.
Lista e anëtarëve të komisioneve sipas fushave jepet në Shtojcën 1 që i bashkëngjitet vendimit. AKKSHI ngarkohet për zbatimin e vendimit, i cili hyn në fuqi menjëherë.