Në kuadër të “Marrëveshjes së Bashkëpunimit në Shkencë dhe Teknologji ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Këshillit për Kërkimin Shkencor dhe Teknologjik të Turqisë (TUBITAK)”, të nënshkruar më 07.02.2007, dhe “Protokollit të Bashkëpunimit ndërmjet TUBITAK dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës së Republikës së Shqipërisë”, të nënshkruar më 06.04.2010, shpallet thirrja për projekt-propozime të përbashkëta për vitet 2026-2028.