Në kuadër të Marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Austrisë për bashkëpunimin shkencor dhe teknologjik, nënshkruar më 02.05.2012, të Protokollit të Përbashkët të nënshkruar më 05.12.2014, si dhe të Udhëzuesit të përbashkët OeAD–AKKSHI, u shpall thirrja për projekt-propozime të përbashkëta për periudhën 2026–2028. Institucionet përgjegjëse janë AKKSHI për Shqipërinë dhe OeAD për Austrinë.

Data fillestare e mbylljes ishte 06.11.2025, ora 12:00. Pas dakordësimit të AKKSHI-t me OeAD, afati i ri për të aplikuar u shty deri më 21.11.2025. Drejtuesi i projektit mund të paraqesë vetëm një aplikim në këtë thirrje; në rast dorëzimi të disa aplikimeve merret në konsideratë aplikimi i parë i regjistruar.