AKKSHI shpalli thirrjen për aplikim për Projektet Kombëtare të Kërkimit dhe të Zhvillimit (PKKZH) për periudhën 2021-2023, në zbatim të ligjit nr. 80, datë 22.07.2015, dhe të vendimit nr. 607, datë 31.08.2016, të Këshillit të Ministrave.
Aplikimet dorëzoheshin përmes postës zyrtare, në zarf të mbyllur me shënimin “Thirrja 1-2021 Projektet Kombëtare të Kërkim Zhvillimit”. Afati i fundit për aplikim ishte data 31.03.2021. Kohëzgjatja maksimale e projekteve PKKZH është 24 muaj.