AKKSHI shpalli thirrjen për aplikim për Projekte të Teknologjisë dhe Inovacionit që vijnë si bashkëpunime të komunitetit të kërkuesve shkencorë nga institucionet e arsimit të lartë në partneritet me biznesin, në kuadër të fondit të përcaktuar si “Fondi për Projekte të universiteteve me biznesin përfshirë EUREKA”. Thirrja u shpall në zbatim të ligjit nr. 80, datë 22.07.2015, dhe të vendimit nr. 607, datë 31.08.2016, të Këshillit të Ministrave.

Fushat prioritare të thirrjes janë Agrikulturë, Ushqim dhe Bioteknologji; Biodiversitet dhe Mjedis; Uji dhe Energjia; dhe Sisteme e Teknologji Informacioni. Afati i fundit për aplikim ishte data 28 prill 2023, me dorëzim të projekt-propozimit dhe dokumentacionit shoqërues në dy kopje të printuara dhe një elektronike.