AKKSHI shpalli thirrjen për aplikim për Projekte të Infrastrukturës së Kërkimit Shkencor (PIKSH) për vitin 2021, në zbatim të ligjit nr. 80, datë 22.07.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, të vendimit nr. 607, datë 31.08.2016, të Këshillit të Ministrave, dhe të vendimit nr. 75, datë 12.08.2018, për modelin e financimit të institucioneve publike të arsimit të lartë.

Aplikantët duhej ta dorëzonin dokumentacionin përmes postës zyrtare, në zarf të mbyllur me shënimin “Thirrja 2021 Projektet e Infrastrukturës së Kërkimit Shkencor”. Afati i fundit për aplikim ishte data 30.07.2021.