Në zbatim të Marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për bashkëpunimin në fushën e arsimit dhe shkencës, nënshkruar më 8.03.2010, hyrë në fuqi më 1.12.2011 dhe miratuar me vendimin nr. 265, datë 21.04.2010, të Këshillit të Ministrave, Ministria e Arsimit dhe Sportit në bashkëpunim me AKKSHI-n çeli raundin e dytë të thirrjeve për aplikime të përbashkëta kërkimore tekniko-shkencore mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Thirrja ishte e hapur nga data 24.04.2023 deri më 25.06.2023. Kërkues nga të gjitha fushat e kërkimit dhe në të gjitha fazat e karrierës, të asociuar me një institucion kërkimor, ftoheshin të paraqisnin projekt-propozime të përbashkëta, duke i dorëzuar dokumentet pranë institucioneve përgjegjëse të secilit vend.