Në zbatim të Marrëveshjes ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë dhe Qendrës Kombëtare të Kërkimeve të Republikës së Italisë për bashkëpunimin në fushën e shkencës, nënshkruar më 19.05.2017, çelet raundi i tretë i thirrjeve për aplikime bilaterale kërkimore, tekniko-shkencore, mes Shqipërisë dhe Italisë. Institucioni përgjegjës për kërkuesit nga Shqipëria është AKKSHI; për kërkuesit nga Italia, Qendra Kombëtare e Kërkimeve (CNR).