1 min lexim
Hapet Thirrja “Eureka LinkUp – Lidhja e Rajoneve për Inovacionin” për Vitin 2025
Hapet Thirrja “Eureka LinkUp – Lidhja e Rajoneve për Inovacionin” për Vitin 2025 Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit (AKKSHI) ka kënaqësinë të njoftojë hapjen e edicionit të ri të thirrjes multilaterale Eureka për vitin 2025: “Eureka LinkUp – Lidhja e Rajoneve për Inovacionin” . Kjo iniciativë synon të nxisë dhe forcojë më tej bashkëpunimin rajonal dhe ndërkombëtar përmes projekteve të drejtuara nga inovacioni, me një fokus të veçantë në përfshirjen dhe integrimin e shteteve dhe rajoneve më pak aktive në kërkim dhe zhvillim, siç është Ballkani Perëndimor. 📅 Periudha e aplikimit: 26 maj 2025 – 10 shtator 2025 Në përputhje me parimet themelore të Rrjetit Eureka, kjo thirrje është bottom-up , pra pa kufizime tematike apo gjeografike. Aplikantët gëzojnë fleksibilitet të plotë për të ndërtuar konsorciume dhe projekt-propozime sipas interesave dhe prioriteteve të tyre. Çdo shtet pjesëmarrës do të zbatojë kushtet e veta të financimit kombëtar. ✅ Deri më tani, pjesëmarrjen e tyre e kanë konfirmuar: Austria, Shqipëria, Kroacia, Franca, Mali i Zi, Sllovenia, Serbia dhe Turqia , të cilat kanë gjithashtu fonde të dedikuara për këtë thirrje. Shtete të tjera janë të mirëpritura të bashkohen gjatë gjithë periudhës së thirrjes. 📌 Risi në këtë edicion: Ndryshe nga edicionet e mëparshme, pjesëmarrja nuk është e kushtëzuar nga bashkëpunimi me organizata nga Ballkani Perëndimor. Për më shumë informacion dhe për asistencë në aplikim, ju lutemi kontaktoni: robert.dumi@nasri.gov.al imirjon.peza@nasri.gov.al Thirrja multilaterale Eureka LinkUp 2025 (SQ)_FINAL Udhëzuesi Kombëtar (Eureka LinkUp 2025)_FINAL ANEKS-1.-Formati-i-aplikimit-për-projekte-të-Eureka LinkUp-2025_FINAL ANEKS-2.-Forma-e-Propozimit-Financiar-2025_FINAL ANEKS-3.-Deklarata-e-angazhimit-Eureka LinkUp – 2025_FINAL