Vendimi nr. 75, datë 12.2.2018, miraton modelin sipas të cilit financohen nga buxheti i shtetit institucionet publike të arsimit të lartë dhe të kërkimit shkencor.
Financimi jepet në formë granti të përbërë nga tri pjesë: granti i politikave të zhvillimit, deri në 10 për qind të totalit vjetor; granti i mësimdhënies, jo më pak se 85 për qind; dhe granti i punës kërkimore-shkencore dhe i veprimtarive krijuese.