Vendimi nr. 309, datë 29.4.2026, i Këshillit të Ministrave bën disa shtesa në vendimin nr. 833, datë 30.12.2025, për miratimin e standardeve dhe kritereve që mundësojnë zbatimin e parimit të shkencës së hapur, në përputhje me politikat e Zonës Evropiane të Kërkimit.

Ai shton pikat 3 dhe 4 pas pikës 2 të kreut I dhe u mor në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 6, të nenit 5, të ligjit nr. 109/2024, “Për shkencën dhe kërkimin shkencor në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Arsimit.