Me këtë vendim ngrihet Këshilli i Arsimit të Lartë dhe Kërkimit Shkencor (KALKSH), si organ këshillimor për politikat e arsimit të lartë dhe të kërkimit shkencor pranë ministrit përgjegjës për arsimin.

Këshilli kryesohet nga ministri dhe ka në përbërje 12 anëtarë, të cilët duhet të jenë personalitete të njohura të fushave akademike. Vendimi përcakton organizimin, funksionimin, kohëzgjatjen e qëndrimit në detyrë dhe shpërblimin e anëtarëve.