Programi zbaton Marrëveshjen Shqipëri–Kosovë për bashkëpunimin në fushën e arsimit dhe shkencës, të nënshkruar në Tiranë më 8 mars 2010, të miratuar me vendimin nr. 265, datë 21.4.2010, të Këshillit të Ministrave dhe hyrë në fuqi më 1 dhjetor 2011.

Ai hartohet ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit të Republikës së Kosovës, dhe përcakton institucionet e arsimit të lartë që marrin pjesë në thirrjet e përbashkëta.