Ky vendim përcakton kriteret, rregullat dhe procedurat për krijimin e instituteve dhe të njësive të veçanta publike të kërkimit shkencor, si dhe për vendosjen e tyre nën mbikëqyrje, pezullimin dhe mbylljen. Është marrë në zbatim të nenit 16, pika 4, dhe të nenit 21, pika 1, të ligjit nr. 109/2024, “Për shkencën dhe kërkimin shkencor në Republikën e Shqipërisë”.

Vendimi zbatohet për institutet dhe njësitë e veçanta publike; institutet dhe njësitë private krijohen sipas legjislacionit për personat juridikë privatë. Misioni i tyre është nxitja e dijes shkencore, mbrojtja e shëndetit publik dhe e trashëgimisë kulturore e mjedisore, si dhe nxitja e teknologjisë dhe inovacionit.