Vendimi nr. 330, datë 28.5.2014, i Këshillit të Ministrave miraton udhërrëfyesin për 5 prioritetet e rekomanduara nga Komisioni Evropian në vitin 2013. Vendimi u mor në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Integrimit Evropian.
Ministria e Integrimit Evropian është përgjegjëse për bashkërendimin dhe monitorimin e zbatimit të udhërrëfyesit dhe raporton në Këshillin e Ministrave e në Komitetin Ndërministror për Integrimin Evropian për ecurinë e procesit; ministritë dhe institucionet e tjera qendrore raportojnë çdo javë pranë saj. Vendimi shfuqizon vendimin nr. 988, datë 8.11.2013, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e Planit të Veprimit për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”.