Vendimi nr. 903, datë 26.8.2009, i Këshillit të Ministrave krijon Agjencinë e Kërkimit, Teknologjisë dhe Inovacionit (AKTI), institucionin paraardhës të AKKSHI-t.

Vendimi u mor në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10 të ligjit nr. 9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”. Ai është akti bazë që katër vendime të mëvonshme e ndryshojnë ose e plotësojnë.