Vendimi nr. 110, datë 4.2.2015, i Këshillit të Ministrave kalon në përgjegjësi administrimi mjediset e ndërtesës “Ish-INIMA”, me numër pasurie 1/12, zona kadastrale 8160, rruga “Papa Gjon Pali” nr. 3, tek Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG), Agjencia Kombëtare për Sigurinë Kompjuterike (ALCIRT), Agjencia e Kërkimit, Teknologjisë dhe Inovacionit (AKTI), Autoriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik (AKCE), Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) dhe Agjencia e Prokurimit Publik (APP).
Vendimi u mor në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 13, 15 e 16 të ligjit nr. 8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike. Ndarja e mjediseve për secilin institucion bëhet sipas planimetrive që i bashkëlidhen vendimit.