Ligji nr. 9853, datë 26.12.2007, bën disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9655, datë 11.12.2006, “Për Akademinë e Shkencave të Republikës së Shqipërisë”.
Neni 1 riformulon nenin 5 të ligjit bazë për përbërjen e Akademisë: anëtarë të rregullt, anëtarë të përhershëm, anëtarë të asociuar dhe anëtarë nderi. Anëtarët e rregullt mbajnë titullin “Akademik” dhe janë 30 veta, duke përfshirë deri në 10 anëtarë të përhershëm; anëtarët e asociuar mbajnë titullin “Akademik i asociuar” dhe janë 15 veta; anëtarë nderi janë personalitete të njohura të vendeve të tjera, në një numër që nuk e kalon atë të anëtarëve të rregullt të Asamblesë.