Ligji nr. 8401, datë 9.9.1998, ndryshon ligjin nr. 7893, datë 22.12.1994, “Për shkencën dhe zhvillimin teknologjik”. Me nenin 1, në të gjitha nenet e ligjit bazë fjalët “Komiteti i Shkencës dhe Teknologjisë” zëvendësohen me “Ministria e Arsimit dhe e Shkencës”.

Neni 2 riformulon nenin 18 të ligjit bazë, duke përcaktuar Akademinë e Shkencës së Shqipërisë si institucion qendror shkencor kombëtar, që përfshin në sistemin e vet institucione shkencore, Asamblenë dhe Senatin Akademik, dhe duke ripërcaktuar detyrat e saj: kryerjen e kërkimeve shkencore fondamentale e të zbatuara, hapjen e fushave të reja kërkimore në përputhje me nevojat e vendit, parashtrimin te organet shtetërore të çështjeve të rëndësishme për gjendjen e kërkimit shkencor dhe përfshirjen sa më të frytshme të shkencës shqiptare në shkencën botërore.