Ligji nr. 80/2015 përcakton misionin dhe organizimin e arsimit të lartë dhe të kërkimit shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë. Sipas nenit 1, arsimi i lartë ka për mision krijimin, zhvillimin, përcjelljen dhe mbrojtjen e dijeve përmes mësimdhënies dhe kërkimit shkencor, formimin e specialistëve të lartë dhe përgatitjen e shkencëtarëve të rinj në përputhje me prioritetet e zhvillimit të vendit, ofrimin e mundësive të barabarta për arsim të lartë dhe të mësuarit gjatë gjithë jetës, si dhe kontributin në zhvillimin ekonomik, social e kulturor kombëtar dhe rajonal.

Ky ligj është baza për organizimin institucional të kërkimit shkencor: nenet 12 dhe 13 të tij shërbejnë si mbështetje ligjore për krijimin e Agjencisë Kombëtare të Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit me vendimin nr. 607, datë 31.8.2016, të Këshillit të Ministrave.