Marrëveshja synon të forcojë bashkëpunimin në kërkimin dhe zhvillimin ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë, duke promovuar bashkëpunimin midis studiuesve të të dyja vendeve në fushat me interes të përbashkët dhe duke angazhuar CNR-në të mbështesë ministrinë dhe institucionet shqiptare të arsimit të lartë, përfshirë pjesëmarrjen në programin “Horizon 2020”.

Ajo mbështetet te marrëveshja për bashkëpunimin kulturor e vitit 1994 dhe te marrëveshja për bashkëpunimin shkencor e teknologjik e vitit 1997, dhe ka afat katërvjeçar me mundësi zgjatjeje.