Me këtë ligj ratifikohet marrëveshja ndërkombëtare ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian për pjesëmarrjen e Shqipërisë në programin Horizont Evropa — Programi Kuadër për Kërkimin dhe Inovacionin.

Ligji u miratua më 28 prill 2022. Ai është baza ligjore që u mundëson institucioneve dhe kërkuesve shqiptarë të marrin pjesë në thirrjet e Horizont Evropa.