Ligji nr. 43/2016 përcakton rregullat dhe procedurat e lidhjes dhe të përfundimit të marrëveshjeve ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë, në përputhje me konventat e Vjenës “Për të drejtën e traktateve”.
Zbatohet për të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare dypalëshe dhe shumëpalëshe të lidhura në formë të shkruar. Për AKKSHI-n ka rëndësi sepse është baza ligjore e marrëveshjeve dypalëshe dhe e pjesëmarrjes në programe ndërkombëtare.