Përmbledhje e vendimmarrjes së autoritetit publik: kompetencat dhe detyrat e funksionarëve të lartë të AKKSHI-t, sipas rregullores për organizimin dhe funksionimin e agjencisë, miratuar me Vendimin nr. 1, datë 30.11.2017, të Bordit të Administrimit.

Dokumenti përshkron ndër të tjera kompetencat e Drejtorit të Përgjithshëm, i cili drejton, koordinon dhe monitoron veprimtarinë e agjencisë, paraqet për miratim në Bordin e Administrimit aktet e brendshme që lidhen me veprimtarinë e saj dhe nënshkruan kontratat.