Vendimi nr. 577, datë 24.6.2015, i Këshillit të Ministrave për ngritjen e rrjetit të njësive të integrimit evropian dhe të rrjetit të njësive të hartimit të legjislacionit në ministritë e linjës.
Vendimi u mor në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 70 të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Komuniteteve Evropiane e shteteve të tyre anëtare, ratifikuar me ligjin nr. 9590, datë 27.7.2006, me propozimin e Kryeministrit.